13:13 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Sholtes: Javën e kaluar ishim më optimistë për dialogun sesa tani

Zhvillimet e fundit në Kosovës që pasuan vizitën e paautorizuar të përfaqësuesit të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq dhe arrestimi i tij nga Policia e Kosovës, e kanë vështirësuar edhe më shumë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Eurodeputeti nga Sllovenia, Igor Sholtes, është raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ai ka pasuar në këtë post, eurodeputeten Ulrike Lunacek.

Sholtes pret që Brukseli t’i intensifikojë kontaktet me Prishtinën dhe Beogradin për tejkalimin e tensioneve, tha Igor Sholtes, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq sa i përket Kosovës dhe procesit të saj integrues, ai shprehet me bindje se pas ratifikimit të demarkacionit, në një të ardhme jo të largët, BE-ja do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë që pret që shumë sfida për institucionet e Kosovës të qartësohen gjatë prillit, kur Komisioni Evropian do të bëjë publik Raportin më të ri të Progresit.