75 Mall Live Search
22:24 / E Premte, 19 Qershor 2026 / MSH1

Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis një aksion kërkimi në Novobërdë

Me kërkesë të Qendrës së Situatave, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim njoftoi se ka filluar sot rreth mesditës një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb.

Viktima ishte raportuar si i zhdukur në rrethinën e Novobërdës, transmeton IndeksOnline.

“Ekipet tona janë angazhuar në terren dhe po zhvillojnë kërkimet në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa operacioni po vazhdon edhe në këto orë.

Shpresojmë që angazhimi i përbashkët të rezultojë me gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur” thuhet në njoftimin e Shoqatës.