19:18 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shoqata serbe e të pagjeturve: Bëni më shumë për të zhdukurit gjatë luftës

Shoqata serbe të familjeve të zhdukurve e vrarëve ka thënë se duhet bërë më shumë për të zhdukurit gjatë luftës.

Kjo thirrje u bë më rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Po ashtu me këtë rast u theksua se janë 10,416 persona që ende janë të zhdukur dhe se autoritet kompentente duhet të bëjnë më shumë për gjetjen e tyre./Indeksonline/