20:36 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Shoqnia e shenjtë me këngën “Shtrejt” kapin 10 milion klikime (Foto)

Janë pa dyshim tre nga reperët më të dashur, më të pëlqyer dhe më të kërkuar në tregun vendor. Të talentuar e tejet aktiv me projekte muzikore, e koncerte brenda e jashtë vendit, nuk ka kush tjetër të jetë përveç Ledrit, Gjikos e Lumi B, shkruan Indeksonline.


Treshja në fund të vitit që lamë pas sollën edhe bashkëpunimin e tyre të radhës “Shtrejt”, këngë e cila për një muaj ka kapur 10 milion klikime.
Këngë kjo e cila brenda ditës u shëndrrua në hit e vazhdon ende të dëgjohet në klube e lokale gjithandej trevave shqiptare./Indeksonline/