13:43 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Shorti i Europa League rikthen Ibrahimoviçin në ‘Old Trafford’

Sot është hedhur shorti i UEFA Europa League për 1/8 e finales.

Një nga ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo midis Manchester Unitedit dhe AC Milanit, shkruan IndeksOnline.

Të dy skuadrat do të luajnë kundër njëra-tjetrës gjatë muajit mars.

“Kingu” Zlatan pritet të rikthehet në “Old Trafford” të luajë kundër ish-skuadrës.

Kujtojmë se Ibra kaloi dy sezone në skuadrën e “djajve të kuq”, duke fituar madje edhe UEFA Europa Leaguen./IndeksOnline/