13:26 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Shorti i Kupës së Mbretit, shumë lehtë për Barcën e Realin

Në këto momente është duke u hedhur shorti i Kupës së Mbretit, në Spanjë. Barcelona, Real Madridi e Atleticoja i kanë mësuar rivalët e ardhshëm në Kupë.

Tri skuadrat favorite për të triumfuar në Kupë, do të kenë përballje të lehta në ndeshjen e radhës.

Barcelona do të luajë ndaj skuadrës pak të njohur, Ibiza.

Real Madridi përballet me skuadrën Unionista, ndërsa Atletico Madridi kundër skuadrës Cultural./Indeksonline/