11:28 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shotani i entuziazmuar para debutimit, tregon se kush do ta vendosë derbin

Llapi do ta zhvillojë sot ndeshjen kundër Trepça’89 në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dje, skuadra podujevase zhvilloi seancën stërvitore para ndeshjes së sotme që zhvillohet në ”Riza Lushta”, në Mitrovicë.

Dhe para ndeshjes, trajneri i Llapit, Bekim Shotani, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se skuadra që ka disiplinë taktike do të fitojë sot.

”Ky është një derbi, i cili do të vendoset nga disa faktorë. Skuadra që ka disiplinë taktike do të fitojë sot”, u shpreh Shotani.

Ish-trajneri i Ballkanit ka folur edhe për lojtarët që ka në dispozicion sot, si dhe për mungesat.

”Kemi mungesa, por kemi lojtarë që mund ta bartin peshën e lojës”, përfundoi Shotani./IndeksOnline/