16:58 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trajneri i ri i Llapit befason me deklaratën pas ndeshjes

Llapi ka barazuar 1-1 si mysafir i Trepça ’89 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Podujeva për herë të parë u drejtua nga trajneri Bekim Shotani i cili merr detyrën pas largimit të Bylbyl Sokolit.

Sipas trajnerit barazimi erdhi si pasojë e mungesës së futbollistëve dhe kartonit të kuq të Mentor Zhdrellës, shkruan indeksonline.

“Tu e pas parasysh lojën është diçka tjetër, dhe mungesa e lojtarëve është një faktor por ia dolëm të mos mposhtemi”, ka thënë Shotani.

“Pas kartonit luajtëm ndryshe, edhe pse kemi lojtar cilësor dhe largimi i Zhdrellës është diçka të rëndë. Jam i kënaqur, kjo është merit e futbollistëve dhe shtabit teknik”, ka thënë trajneri i ri i Llapit. /IndeksOnline/