Shpallen procedurat e tenderimit për projektin e ‘Unazës së Jashtme’ të autostradës Prishtinë-Gjilan
Ditë më parë është nënshkruar kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul apo njohur ndryshe si pika kufitare Dheu i Bardhë.
Ndërkohë sot, zv/ministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka bërë të ditur se janë shpallur procedurat për tenderimin e projektit të ‘Unazës së Jashtme’ të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në këtë autostradë nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Gjilanit,
Jam i lumtur që arritëm të shpallim procedurat e tenderimit për projektin e “Unazës së Jashtme” të qytetit të Gjilanit si dhe kyçjet në Autostradën e Prishtinë-Konçul nga Penda e Livoçit në drejtim të Bresalcit, si dhe nga Fabrika e baterive deri tek rruga e Përlepnicës.
S’ka asnjë dyshim se Gjilani me qeverinë Haradinaj do të ndryshoj rrënjësisht, dhe se pas këtij mandati qeverisës komuna e Gjilanit do të hyj në rangun e qendrave më të zhvilluara.
Urime Gjilan!
RK