08:39 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shpallet kampioni i botës në shah

Norvegjezi Magnus Carlsen ka mbrojtur titullin kampion bote në shah pasi ka mposhtur amerikanin Fabiano Caruana me rezultatin 3-0 në “tie break”. Pas 12 ndeshjeve remi që zgjatën tre javë, Carseln ka marrë fitoren shumë shpejt ditën e mërkurë me tre fitore radhazi në fazën e “tie break” e cila zhvillohet kur nuk ka një fitues pas 12 ndeshjeve të para.

Ndeshjet e “tie break” janë luajtur me 25 minuta në dispozicion për lojtarët në çdo ndeshje. 12 ndeshjet e mëparshme në stili klasik kishin përfunduar në remi dhe kanë zgjatur nga shtatë orë secila.

Kjo është hera e tretë që Carlsen mbron titullin kampion pasi e ka fituar nga indiani Viswanathan Anand më 2013.

Carlsen ka fituar 550,000 euro për fitoren ndërsa Caruana 450,000 euro.

Ai mbahet si një ekspert i kampionatit anglez Premier League. Norvegjezi është pjesëmarrës në lojën e famshme Fantazi Futboll dhe aktualisht ndodhet në vend të 1341-të.