18:30 / E Shtunë, 19 Maj 2018 / indeksADMonline

Shpallet kampioni në Ligën e Parë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet në xhiron e 30-të të Ligës së Parë.

Pas fitores me rezultat 5-2 ndaj Ramiz Sadikut, KEK-u është kampion dhe kështu është bërë pjesë e Vala Superligës për sezonin e ardhshëm.

Në barazh për mbetje në Ligë janë dy skuadra: Rahoveci dhe Trepca.

Këto janë rezultatet: KEK-u – Ramiz Sadiku 5:2

Ballkani – Trepça 4:1

Rahoveci – 2 Korriku 1:1

Kika – Fushë Kosova 5:3

Bashkimi – Ferizaj 6:1

Onix Banja – Dukagjini 1:2

Hajvalia – Vitia 2:4