15:50 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shpallet më i miri i muajit në La Liga – dhe s’është Messi

Portieri i Sevillas, Tomas Vaclik është emëruar futbollisti më i mirë i muajit nëntor në La Liga.

Nëntori ishte muaj perfekt për Vaclik, ku ai luajti rol krucial për andaluzianët, duke i ndihmuar ata që të ngriten sa më lart në tabelë.

Skuadra e Pablo Machin e ka shijuar një nëntor perfekt, ku ka qenë e pamposhtur në tri ndeshje, duke i fituar dy prej tyre, transmeton IndeksOnline.

Sevilla u tregua e çeliktë edhe në mbrojtje, duke i kaluar dy ndeshjet – ndaj Real Sociedadit dhe Valladolidit pa pranuar gol.

Vacilik do ta prezantojë çmimin para tifozëve në ”Ramon Sanchez-Pizjuan” në ndeshjen, Sevilla – Girona, të dielën, më 16 dhjetor.

Përndryshe, pas 15 javësh në elitën e futbollit spanjoll, Sevilla është në vendin e dytë me 28 pikë, tri pikë larg vendit të parë, Barcelonës./IndeksOnline/