Sevilla shfrytëzon “ngecjen” e Barcës, bëhet lider në La Liga
Sevilla të paktën për një javë do të jetë në krye të La Ligas.
Skuadra e Pablo Machin ka mposhtur Valladolidin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së 13-të të ligës spanjolle.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Andres Silva në minutën e 30-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Sevilla është në vendin e parë me 26 pikë, një më shumë se Barcelona dhe dy më shumë se Atletico Madrid. /IndeksOnline/