15:06 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shpejtësi dhe flakë, dalin fotot e aksidentit ku vdiq Reyes dhe nipi i tij!

Në mesditë e së shtunës lajmi se Jose Antonio Reyes, ish-futbollist i Sevillas, Arsenalit e Real Madridit ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Urtera të Sevilla, aty ku është edhe vendlindja e tij, trishtoi të gjithë opinionin sportiv në botë.

Sipas informacioneve nga mediet spanjolle mësohet se 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Mercedes-Brabus” teksa është përplasur me një shtyllë që ka qenë në anë të rrugës. 

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal ku ka shpërthyer në flakë, që kanë rezultuar fatale për Reyes dhe nipit 23-vjeçar të tij, që ndërruan jetë. Ndërkohë që një pasagjer tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra nga përplasja dhe flakët.

Ende nuk dihen saktë shkaqet e aksidentit, por mendohet se shpejtësia e lartë ka bërë që Reyes të përplaset me një shtyllë anash rrugës dhe më pas të humbasë kontrollin e makinës, që është përmbysur.