75 Mall Live Search
08:31 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpejtësia e Michael Oliver krahasohet me atë të Salah dhe Mane

Salah dhe Mane janë të pakapshëm në sprint? Pothuajse! Dy sulmuesit në dispozicion të Jurgen Klopp janë me të vërtetë si dy “raketa”, këtë e tregoi edhe minuta e 92-të në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace, ku shënuan me kundërsulm golin e dytë për Liverpool, që nisi nga një goditje nga këndi për kundërshtarin.Askush nuk mundi t’i arrijë, por me ritmin e tyre ka vrapuar edhe Michael Oliver. Një shpejtësi mbresëlënëse e gjyqtarit, edhe pse ishte koha shtesë.

Një sprinter fantastik, që e shoqëroi aksionin deri në fund, duke vrapuar me të njëjtën shpejtësi si Salah apo Mane.Oliver u bë i famshëm me penalltinë e dhënë në favor të Real Madrid, kundër Juventus, në minutën e fundit të gjysmëfinales në Champions League, duke shkaktuar protestat e bujshme të Buffon, i cili u ndëshkua me karton të kuq.Por kjo video në “Twitter” tregon përse anglezët e konsiderojnë si një nga “xhaketat e zeza” më të mira në qarkullim.

 

Temat: