14:13 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / OSH

Shpend Ahmeti e quan “hajgare” ndihmën prej 2 milionë eurosh nga Qeveria

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka quajtur “hajgare” ndihmën prej 2 milionë eurosh që Qeveria e Kosovës e ka alokuar për 156 biznese nga Programi për rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka thënë se duhet vendosur edhe të organizohen zgjedhjet, me kushtin që të votohet diçka. Ai ka kërkuar që të gjendet një gjuhë e përbashkët.

“E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon, por a nuk është pak hajgare kjo punë. Pagat e deputetëve janë më shumë se 2 milionë euro, shpenzimet reprezentative janë më shumë se dy milionë, shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milionë, më shumë se dy milionë ju ka vjedh një njeri në thesar. E di që nuk është përgjegjësia vetëm e Qeverisë, por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël”, ka shkruar ai.