16:34 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti i hip kamionit, tregon se të gjitha ekipet po punojnë për pastrimin e rrugëve

Reshjet e dendura të borës po vazhdojnë në Kosovë, duke bërë kështu që edhe rrugët të jenë më të vështira për qarkullim, megjithëse ato po pastrohen gjatë tërë kohës.

Kështu ka njoftuar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që nga dje kur edhe kanë filluar reshjet më të mëdha të borës.

Madje, sot ai ka dalë së bashku me ekipet e pastrimit të rrugëve, duke hyre edhe “live” në Facebook.

Sipas tij, ende po vazhdojnë të reshurat dhe ka shumë kolona, por të gjitha ekipet janë në teren duke punuar.

“Reshje e kolona! Të gjitha ekipet në terren”, ka shkruar Ahmeti në mbishkrimin e videos./Indeksonline/