13:26 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti jep detaje rreth dezinfektimit në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se dy valë të dezinfektimit të qytetit kanë përfunduar dhe se edhe katër të tjera kanë mbetur të kryhen.

“Mirëpo, kur ka të reshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të merkurën pritet të ketë shi”, ka thënë Ahmeti,

“Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, Komuna fillon menjëherë valën e tretë sepse përndryshe efekti i dezinfektimit është i pavërejtshëm.

Krejt regjioni ku ka shi si këtë sezonë po ballafaqohet me të njëjtin problem. Komuna e Prishtinës përmes drejtorisë së shëndetësisë do te ju mbaj të informuar për oraret”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, qytetarët e kryeqytetit po vazhdojnë të kenë probleme me insektet apo mushkonjat, ku kjo dukuri është vërtet shqetësuese  sidomos te pasojat e pickimit të tyre tek fëmijët. /Indeksonline/