14:09 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti ka një lutje për qytetarët (Foto)

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë sot se 2018-ta do të jetë vit i pastrimit të qytetit.

Ai bëri të ditur se të hënën kanë pastruar deponinë në “Kolovicë”.

“Vazhdojmë me pastrimin e deponive joformale. Dje në Kolovicë te Shkolla e vjetër pastruam një deponi të tillë. Lusim banorët për të na ndihmuar në identifikimin e atyre që hedhin mbeturina gjithandej. Viti 2018 do të jetë vit i pastrimit të qytetit”, shkruan Ahmeti në Facebook.