10:37 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti kërkon zgjidhje: Në Kosovë s`mund ta dënosh dikë me 900 euro

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth aksidenteve të shumta që po ndodhin në Kosovë. Ai ka thënë se në kohën kur në zbatim ishte politika e marrjes së patentshoferit deri në pagesë, aksidentet ishin më të pakta. Këtë ligj e kishte larguar ish-ministri i MPB-së, Skënder Hyseni.

Ndërsa, me ligjin e tanishëm, Ahmeti thotë se as rritja e dënimeve nuk e kryen efektin e duhur për shkak se në Kosovë është problem ta dënosh dikë me 900 euro për shpejtësi.

“Numri I aksidenteve në Kosovë qe një kohë është bërë shqetësues. Shpejtësia e pakntrolluar dhe mospërshtatja ndaj kushteve atmosferike janë shkaqet kryesore që shkruhen në raportet e aksidenteve. Por, duhet të flasim edhe për politikat publike në Kosovë në lidhje me sigurinë në trafik në vitet e fundit. Ka korelacion të ngushtë në mes të dënimeve në trafik dhe numrit të aksidenteve. Por jo vetëm të shkrimit të dënimeve por pagesave të dënimeve. Mund ti shikoni numrin e aksidenteve në kohën kur në zbatim ishte politika e marrjes së patentshoferit deri në pagesë, dhe pas largimit të kësaj politike. Me një vendim të minsitrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni, për shkak se vlerësohej se ishte kundër të drejtave të njeriut, u hoq marrja e patent shoferit dhe vetëm shkruhej dënimi. Vetëm në Prishtinë, para vendimit dënimet paguheshin mbi 70 përqind në javën e pare pas dënimit, pas vendimit, pagesa ne javen e pare ra nën 5 përqind”, ka sqaruar ai në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Indeksonline.

Ahmeti ka shtuar se ka marrë letër nga Avokati i Popullit se dokumentet nuk mund të merren si peng për pagesë të dënimeve. Por, ai thotë se, nëse nuk gjendet një mënyrë për të paguar dënimet e shpejtësisë, aksidentet veçse do të shtohen.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se në vjeshtë do të funksionalizohen kamerat e trafikut dhe dënimet automatike.

“Numri I aksidenteve u shtua menjëherë në mënyrë drastike. Sic e shihni as ligji I ri me rritjen e dënimeve nuk e ka efektin e duhur sepse ndryshimi ndodhë te pagesa. Rrallë ka polic që shkruan denim 900 euro për shpejtësi, thjeshtë është shumë vështirë ta dënosh në Kosovë dikënd me 900 euro.Ne kemi marrë letër edhe nga Avokati I Popullit se dokuemntet nuk mund të merren si peng për pagesë të dënimeve, por në qoftë se nuk gjendet mënyrë e pagesës së shpejtë të dënimeve, shpejtësia dhe shkeljet në trafik do të jenë edhe më të shpeshta.Në vjeshtë, Komuna e Prishtinës do të fillojë me kamerat e trafikut dhe dënimet automatike. Dënimet do ti mbledhim me përmbarues dhe jemi përkrahës edhe të politikës që të mos lejohet regjistrimi I veturës me dënime të papaguara nga viti I kaluar.Jeta e njeriut është prioriteti kryesor!”, ka përfunduar ai shkrimin e tij./Indeksonline/