17:18 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti: Më vjen keq që duhet ti themi lamtumirë Leze Qenës në këto kushte

Kryetari i Komunës së Prishtinës, gjithashtu e ka shprehur pikëllimin e tij pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktores së njohur shqiptare Leze Qena.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shprehur pikëllimin e tij, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Sigurisht se nuk ka moment të duhur për të respektuar dikënd që largohet nga mesi jonë. Por më vjen keq që duhet ti themi lamtumirë Leze Qenës në këto kushte. Nuk do të kenë mundësi të gjithë ta respektojnë me pjesëmarrje. Ju kam njohur si mike e babit tim, e sot në emër të Prishtinës të falenderojmë për krejt ato momente të bukura që ja dhe Kosovës dhe shqiptarëve. Ngushëllime!