23:09 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti paguan mbi 94 mijë euro qumësht për punonjësit e Komunës

Punëtorët e Komunës së Prishtinës furnizohen edhe me qumësht gjatë orarit të punës, kjo vlen për disa sektore të caktuara.

Janë punonjësit e arkivit dhe zjarrfikësit, ata që gjatë orarit të punës e kanë mundësinë të konsumojnë qumësht të ofruar nga komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Kështu, më 14 qershor të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë me kompaninë N.T.P “Hajdini Comerc”, për “Furnizim me qumësht për punëtorët e Komunës së Prishtinës”.

Një litër qumësht i ka kushtuar komunës 0,68 euro, derisa për 129 mijë e 600 copë me TVSH i kanë kushtuar hiç më pak se 94 mijë e 608.00 euro.

Indeksonline sjellë detaje nga kontrata e nënshkruar mes komunës së Prishtinës dhe furnizuesit të lartpërmendur./Indeksonline/