22:31 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti thërret për unitet në Vetëvendosje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që vije nga radhët e Vetëvendosjes ka reaguar pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme që ndodhën kohët e fundit në këtë parti.

Ai pas mbledhjes së sotme të partisë ka shkruar në profilin e tij në Facebook për dorëheqjes që i ka cilësuar si humbje për partinë.

Sipas Ahmetit, të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për partinë, transmeton Indeksonline.

Ja postimi i Ahmetit:

Dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për VV që është apo ishte pranë fitores. Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrijnë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet. /Indeksonline/