12:55 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon bilancin e rrugëve, këto janë në radhë për t’u ndërtuar (Video)

Komuna e Prishtinës përmes një konference për media kanë treguar rrugët që i kanë përfunduar gjatë vitit 2018, ato që janë duke u realizuar dhe planet për vitin 2019.

Drejtori i investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave në Komunën e  Prishtinës, Gëzim Mehmeti ka folur për punët që janë kryer deri në këtë periudhë të vitit 2018 e po ashtu ato që janë duke u realizuar, transmeton Indeksonline.

Më poshtë gjeni disa nga rrugët që janë sanuar, që Mehmeti  ka treguar që janë realizuar nga komuna:

“Kemi bërë sanimin dhe asfaltimin e rrugës Fehmi Lladrovci. Punimet kanë përfunduar para afatit kohorë që është paraparë. Është bërë ndërtimi i disa rrugëve me kubëza betoni në Hajvali.

-Ndërtimi i rrugës në fshatin Barilevë.

-Ndërtimi i rrugëve dhe i kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën Bajram Bahtiri-Prishtinë.

-Rindërtimin dhe zgjerimin e rrugës në disa fshatra të komunës së Prishtinës.

-Sanimi i dyshemesë në sheshin Adem Jashari, 9 ditë para afatit kanë përfunduar punimet.

– Ndërtimi i sheshit “Adem Jashari”, i cili do përurohet gjatë ditës së nesërme, në orën 19:00.

-Rregullimi oborreve të objektit me banim social në Hajvali, ku ka përfunduar ndriçimi, rrugët me kubëza.

-Ndërtimi i rrugëve në fshatin Hajkobillë.

-Ndërtimi i rrugës Rumanishtë-Siqevë

-Ndërtimi i disa rrugëve në fshatin Trudë, me kubëza dhe asfalt.

-Ndërtimi i kolektorit në Hajvali.

-Rregullimi i shkallëve në lagjen Arbëria (shkallët e Dragodanit), kemi hyrë në fazën përfundimtare. Do të ketë një panoramë ku shihet Prishtina, do të jetë e lartë 10 metra.

-Po bëjmë ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të Unazës Qendrore.

-Ka përfunduar ndërtimi i rrugës Barilevë-Besi

-Renovimi i stadiumit të Qytetit të Prishtinës, ku komuna ka participuar me një pjesë të financimit. Ky stadium ka kaluar në pronën e komunës së Prishtinës.

-Së shpejti përfundon rruga edhe në “Hajdar Dush”. Ky investim është bërë me kërkesën e banorëve.

-Në lagjen Kalabria na ka mbetur një pjesë e papërfunduar e rrugës për shkak të kontesteve pronësore, shpersojmë që shumë shpejt do përfundojë edhe ajo.

– Jemi duke  bërë ndërtimin e rrugës Richard Hollbrook, sipër “Albi Mall”.

-Ndërtimi i rrugës paralele me rrugën BE. Kanalizimi fekale dhe atmosferik.

-Prioritet janë vendbanimet me më së shumti banorë.

-Ndërtimi i rrugës ka përfunduar në Prapashticë”.

Ndërsa, kryetari Ahmeti ka treguar për ndërtimet e larta që janë bërë dhe parashihet të përfundojnë së shpejti:

“Ndërtimi i lartë: Ndërtimi i objekteve shkollore dhe terreneve sportive. Në fushatë e kemi përmendur ndërtimin e 5 shkollave në të njëjtën kohë. Është hera e parë që e bëjmë një projekt të tillë. Kjo është përdorur edhe në Gjermani dhe në Kroaci dhe kanë treguar sukses. 5 shkollat do ta kompletojnë infrastrukturën e shkollave në Komunën e Prishtinës. Po e them bazuar në analizat tona dhe shpresojmë se nuk do të kemi mbingarkesë të shkollave në qendër të kryeqytetit. Jemi duke menduar seriozisht të përfshijmë nga mjetet tona edhe meremetimin e shkollës Ismail Qemaili, pasi është më e popullarizuara dhe nuk është meremetuar asnjëherë dhe ka probleme të mëdha. Kemi filluar edhe rikonstruktimin e disa fushave sportive. Gjithashtu janë bërë renovime në disa shkolla të kryeqytetit. Është bërë ndërtimi i objektit parashkollor në Kodrën e Trimave ku së shpejti do të bëhet inaugurimi”, ka thënë Ahmeti.

Më pas ai ka treguar edhe prioritet që janë për vitin 2019.

Sipas Ahmeti, prioritet në vitin 2019 është ndërtimi i rrugës “A”, që  lidh lagjen “Kalabria” me “Lagjen e Spitalit” te rruga “Muharrem Fejza”. Ai beson se me këtë rrugë do lirohet shumë qendra e qytetit nga mbi ngarkesat.

Më pas, është edhe ndërtimi i “Unazës” në Prishtinë, i cili, sipas Ahmetit pritet të përfundojë deri në vitin 2020.

Shumë shpejt besohet se do fillojë edhe Parkingu Nëntokësor te “Fakulteti Filologjik”./Indeksonline/