14:32 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon gjendjen e rrugëve të kryeqytetit

Ditën e sotme, Prishtina dhe shumë rajone të Kosovës janë zgjuar me reshjet e borës.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit të gjitha rrugët në kryeqytet deri më tani janë të kalueshme dhe se janë mirëmbajtur nga kompanitë përgjegjëse.

Gjithashtu,dy numrat 080012233 dhe 080012244 janë të hapur për secilën urgjencë të qytetarëve të kësaj komune. Këtë njoftim, kryetari Ahmeti e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”./Indeksonline/

Më poshtë gjeni statusin e tij të plotë:

Pavarësisht reshjeve të borës, deri tash nuk ka probleme në asnjë fshat dhe asnjë lagje të komunës sonë.

Të gjitha kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren, të përgatitura për të reaguar në rast nevoje.

080012233 dhe 080012244 janë numrat e Qendrës së Thirrjeve të Komunës, që funksionojnë 24/7, për t’iu përgjigjur çfarëdo emergjence.

Image may contain: sky and outdoorImage may contain: 1 person, standing and outdoorImage may contain: 2 people, people standing and outdoorImage may contain: 4 people, people standing, people walking and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: 1 person, standing and outdoor