09:03 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon gjendjen e të prekurve nga koronavirusi në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se gjendja e të infektuarve me coronavirus e tre personave që vijnë nga Prishtina është stabile, duke shtuar se dy prej tyre nuk kanë as simptoma.

Ai ka thënë se janë dy rast në Tauk Bashqe e, janë raste që janë vet-izoluar në shtëpi dhe nuk kanë dalë.

Sipas tij, edhe familjarët e tjerë po rrinë në shtëpi dhe i ka vizituar policia disa herë dhe kanë komunikuar në telefon.

Ahmeti në “Zyrën e Ankesave” të RTV Dukagjinit tha se nuk ka ndonjë nevojë që kjo lagje të hyj në karantinë, sepse në këtë fazë qëndrojnë shumë mirë dhe nuk kanë simptoma, prandaj edhe nuk ka nevojë as për hospitalizim e as për karantinë.