14:56 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti tregon se po shtrohen këto rrugë në Hajvali (Foto)

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se rrugët Gjon Loku, Gostivari dhe Hysen Lepnica, në Hajvali janë shtruar në kubëza.

Ai ka paraqitur pamje nga puna që po bëhet atje.

“Këto ditë po shtrohen me kubëza disa rrugë e rrugica në Hajvali. Se fundmi rrugët Gjon Loku, Gostivari e Hysen Lepnica”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/