75 Mall Live Search
19:47 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Shpend Maxhuni drejtoi operacionin në Veri

Policia e Kosovës sot ka treguar profesionalizmin e radhës drejt ruajtjes së rendit dhe sigurisë së shtetit.

I gjithë operacioni policor i zhvilluar në Veri të Kosovës është drejtuar direkt nga kreu i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni në bashkëpunim me liderët shtetëror.

Ministrat serbë ishin paralajmëruar se në rast që futen ilegalisht në Republikën e Kosovës do të arrestohen, gjë që ndodhi me Marko Gjuriqin.

Ky i fundit u nxor zvarrë nga salla e konferencës që po mbante në Veri për tu transferuar më pas i prangosur drejtë Prishtinës./Indeksonline/