16:36 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shpend Maxhuni pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare që po mbahet në Washington DC

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni së bashku me një delegacion nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme po merr pjesë në Konferencën “Mobilizing Law Enforcement Efforts to Defeat ISIS”, që po mbahet në Washinton DC me 27 dhe 28 Shkurt 2018, e organizuar nga: State Department-i, Koalicioni Global Kunder ISIS-it, INTERPOLI dhe Instituti Ndërkombëtar për Drejtesi dhe Zbatim të Ligjit.

Në fjalën e rastit para delegacioneve të shteteve anëtare të Koalicioni Global, drejtori Maxhuni paraqiti përpjekjet dhe sukseset e deritashme të institucioneve të Republikës së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Në këtë rast u potencua se Republika e Kosovës mbetet lider në rajon në trajtimin e këtij fenomeni dhe se është një partner i çmueshëm i Koalicionit Global, transmeton Indeksonline.

Drejtori Maxhuni potencoi edhe rëndësinë që ka pranimi i Policisë së Kosovës në INTERPOL, jo vetëm për Policinë e Kosovës por edhe për të gjitha shtetet anëtare, dhe se u potencua edhe qëndrimi i shumë delegacioneve të shteteve anëtare të Koalicionit se pranimi i Kosovës në INTERPOL do të ishte një vlerë e shtuar për vetë organizatën si dhe shtetet anëtare, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/