17:56 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpendi alarmon për rrezikun në bisedime: Amerikanët kanë ndryshuar qëndrimin!

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmetin ka reaguar pas deklaratës së Këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton rreth shkëmbimeve të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ahmetit, deklarata e këshilltarit amerikan se ‘ata nuk do të pengojnë shkëmbimin e territoreve në qoftë se pajtohen Serbia dhe Kosova’ është tashmë dëshmi se qëndrimi amerikan për dialogun dhe zgjidhjen Kosovë-Serbi ka ndryshu.

“Nuk duhet të lejohet as edhe një takim i palëve pa u taku Kuvendi dhe pa diskutu platformë e ekip negociator. por, Kuvendi i Kosovës ende në pushim!!!”, ka shkruar i pari i PSD-së në “Facebook”. /Indeksonline/