23:00 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shpenzon çdo muaj 1000 funte të prindërve për tu dukur si një kukull! (Video)

Një adoleshente e cila dëshiron të realizojë ëndrrën e saj për t’u dukur tamam si një “Barbie” shpenzon më shumë se 1000 funte të parave të prindërve të saj çdo muaj.

Gabriela Jirackova zotëron 300 prej kukullave lodrash amerikane dhe kohët e fundit iu nënshtrua ndërhyrjes së saj të parë kirurgjikale për të rritur gjinjtë e saj.

18-vjeçarja nga Praga në Republikën Çeke, filloi të rrisë flokët e gjata në mënyrë artificiale, qerpikët gjatë dhe mbushjet e buzëve.

Dhe tashmë ka plane për më shumë punë kozmetike, duke përfshirë edhe implantet në prapanicë, heqjen e brinjëve dhe implantet prej silikoni edhe më të mëdha të gjirit për ta ndihmuar n realizimin e ëndrrës për tu dukur si një “kukull e gjallë”. /Indeksonline/

Temat: