21:19 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpërblehet motra e Dardan Molliqajt [Foto]

Gazetarja e Preportr, Leonida Molliqaj, e cila është  motra e deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqajt ka fituar çmimin e dytë për storien më të mirë në çështjen e të drejtave të njeriut nga Rjjeti Ballkanik i Gazetarisë Humtuese, BIRN Kosova.

Kjo e fundit që është në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC), transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Preportr-it:

Gazetarja e Preportr, Leonida Molliqaj sot ka fituar çmimin e dytë për storien më të mirë në çështjen e të drejtave të njeriut nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike (ACDC).

Hulumtimi “Fushata e burrave” ka pasur qëllim të hapë për diskutim çështjen e mungesës së hapësirës së grave kandidate për deputete në fushatën e zgjedhjeve nacionale.

Më poshtë linku i hulumtimit:
http://preportr.cohu.org/sq/hulumtime/Fushata-e-burrave-221/

Indeksonline/