19:00 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Shpërndarja e ushqimeve në Prishtinë/Ja si familjet në nevojë sot mbajtën distancë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, ka publikuar disa fotografi, në të cilën shihen se si është mbajtur distanca sociale sot derisa janë shpërndarë ushqimet për familjet ne nevojë, transmeton Indeksonline.

Derisa ka treguar se nga sot orari për shpërndarje do të jetë në ora 17:00.

Ky është postimi i plotë:

Ja kështu mbahet distanca sociale ku po e shpërndajmë ushqimin çdo ditë për familjet në nevojë. Krejt kjo falë stafit dhe mbështetjes nga Policia e Kosovës. Prej sot e tutje orarin e kemi ne ora 17:00.

Përndryshe sot të gjithë zjarrëfikësit e Prishtinës janë ushqyer në kuzhinën tonë. I falenderojmë për punën që po e bëjnë në këto kushte.