19:36 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shpërthen gypi i ujësjellësit në Podujevë, shumë banorë mbesin pa ujë

Sot pasdite gypi i ujësjellësit që lidh Podujevën me Shajkoc ka shpërthyer, ndonëse ka pak kohë që është vendosur i ri.

Lexues të Indeksonline kanë thënë se në Shajkoc aktualisht ka mungesë të ujit, derisa në Podujevë po shfrytëzohen rezervat.

Më poshtë pamje nga gypi nga i cili del vazhdimisht ujë pandërprerë. /Indeksonline/