11:02 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

“Shpërthen” përleshja në aeroplan pasi pasagjeri nuk pranonte të vendoste maskë

Një person që refuzoi të vendoste maskë në aeroplan para fluturimit për në Utah, u largua nga aeroplani në Arizona pasi ai dhe një burrë tjetër që i kërkoi të ndiqte rregullat, u futën në një grindje fizike.

Rylie Lansdord nga Lehigh i Utah hipi në fluturimin Allegiant në Mesa të Arizonës të shtunën dhe ishte ulur pranë dy pasagjerëve. Sapo të dy burrat filluan përleshjen, ajo vrapoi në pjesën e përparme të avionit dhe filloi me regjistrimin e videos.

“Thjesht e dija se diçka nuk do të shkonte mirë dhe gjithë çka mendoja ishte se si të dilja nga aty”, tha ajo.

Landsford tha se përleshja filloi kur një burrë i ulur pas saj filloi të debatonte me një stjuardesë pasi ajo i kërkoi të vendoste maskë. Ai kishte të vendosur një mburojë të fytyrës, por “mburojat duhet ë vendosen përveç mbulimit të fytyrës, por jo si një alternativë”, sipas politikës së Allegiant.

Një pasagjer tjetër i ulur në rreshtin e Landsford më pas u kthye dhe filloi t’i bërtiste burrit që të vendoste maskë. Ndërsa ky i ktheu duke i thënë që “të shihte punën e tij”.

Videoja e Lansford shfaq burrin përpara duke e mbajtur për fyti pasagjerin i cili nuk pranoi të vendoste maskë, duke i tërhequr flokët dhe duke e goditur në pjesën e pasme.

Një polic jashtë shërbimit e ndaloi zënkën dhe e nxori nga aeroplani personin që nuk donte të mbante maskë, ndërsa personit të dytë iu lejua qëndrimi në aeroplan.

Nga Allegiant Air kanë thënë se udhëtarëve u kërkohet të mbajnë maskë që mbulon hundën dhe gojën e tyre gjatë gjithë kohës kur udhëtojnë.