17:51 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shpërthen Tovërlani: Veç po e rrejm veten, në Kosovë s’ka futboll

Trajneri i Ferizajt, Afrim Tovërlani, ka shpërthyer ndaj gjyqtarit Tefik Maloku pas humbjes nga Trepça ’89.

Ai tha që i vjen keq që 89-shit i ka mbetur të fitojë me ndihmën e referëve.

“Më falni por nuk e pasket parë ndeshjen nga fillimi fare. Gjyqtari na dëmtoi nga minuta e parë. Kush janë ata që e analizojnë këtë gjyqtar?

I kam treguar kryetarit të FFK-së dhe gjyqtarëve se këta gjyëtarë do t’ua hanë kokën. Këtu s’ka futboll, po e rrejmë vetveten.

Gjyqtari nuk na lejoi as që të luajmë futboll.

Fatkeqsisht 89-shi ka ardhur në një pozitë që të fitojë ndeshjen me ndihmë të gjyqtarëve”, ka thënë Tovërlani.

Ferizaj luajti nga minuta e 35 me një futbollist më pak në fushë.