20:26 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shpërthen trafo e rrymës në Prishtinë, rrezikohen banorët

Sot në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë banorët e kësaj ane janë përballur me një situatë jo të këndshme.

Trafo e energjisë elektrike ka shpërthyer e cila gjendet pak metra larg shtëpive dhe ndërtesave të kësaj ane të kryeqytetit.

“Për pak me na djeg rryma kur plasi trafo e kemi shumë afër banesës. Jemi shumë me rrezik të gjithë banoret për rreth kemi shumë shtylla dhe 2 trafo. Jena detyru me i lëshu shtëpitë deri sa kanë ardhë zjarrfikësit dhe deri është ndal rryma”, ka treguar njëra prej banorëve të kësaj lagjeje.

Shikoni pamjet më poshtë të dërguar në adresë të “Indeksonline”: