Shpërthim eksplozivi në një dyqan në Krujë
Një shpërthim eksplozivi ka tronditur sot fshatin Nikël të Krujës. Mësohet se nuk ka të lënduar. Eksplozivi i ishte vendosur dyqanit në pronësi të Gëzim Metës dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të natës.
Kjo është e dyta herë që të njejtit objekt i vihet lëndë plasëse.