08:27 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Shpërthim eksplozivi në Tiranë, plagosen bashkëshortët

Në orët e para të ditës së sotme një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive është regjistruar në kryeqytet.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mëzezë të Tiranës.

Si pasojë e shpërthimit në një shtëpi private mbetën të plagosur një burrë dhe bashkëshortja e tij

Dyshohet se ngjarja në fjalë lidhet me një konflikt pronësie.

“Më datë 15.05.2018, rreth orës 06:22 në zonën e Mëzezit, dy shtetasit L. S., dhe L. S., (bashkëshortë) kanë qënë duke dalë për në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë hapur derën e shtëpisë ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën|, njofton policia.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.