16:03 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit të Bolonjas, të paktën 20 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar ditën e sotme në afërsi të aeroportit të Bolonjas në Itali.

Si pasojë e shpërthimit të një cisterne, të paktën 20 persona kanë ngelur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Shpërthimi ishte aq i madh saqë shtëllungat e tymit janë parë nga të gjitha anët e qytetit.

Si pasojë e shpërthimit edhe dhjetëra makina janë përfshirë nga flakët.

Paraprakisht mësohet se policia ka bllokuar qarkullimin në autostradë dhe po merren masat për të shmangur dëme edhe më të rënda.

Temat: