12:19 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Shpërthim në kazermën e Tetovës, katër ushtarë të lënduar

Sot në kazermën e Tetovës ka shpërthyer zjarr, ku lëndime kanë marrë katër ushtarë, prej të cilëve dy janë lënduar më rëndë.

Rastin e ka konfirmuar edhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi.

Ushtarët të cilët kanë marrë lëndime më të rënda janë dërguar për në Klinikat e Shkupit, ndërsa dy të tjerët po mbahen në Spitalin e Tetovës.

Dy ushtarët e plagosur me rende janë Miroslav Jovanovski i lindur në vitin 1991 nga fshati Saraçinë i cili menjëherë është futur në sallën e operacionit dhe Veli Shabani i lindur në vitin 1881 nga Shkupi, i cili për shkak të lëndimeve serioze, si rast urgjent është dërguar në Klinikat e Shkupit. /albeu.com/