Shpërthimet në Liban, SHBA: Nuk duam të shohim një përshkallëzim
Të paktën 20 persona u vranë dhe 450 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të radiove të dorës që përdoren për komunikim nga organizata Hezbollah. Shpërthimet ndodhën në pjesën jugore të Libanit dhe në rrethinat e Bejrutit.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se nuk ka “asgjë për të ndarë”, kur është pyetur nëse SHBA-ja ishte e informuar për ndonjë operacion në Liban.
Ai u shpreh se nuk kanë qenë të përfshirë dhe se nuk duan të shohin përshkallëzim, raporton BBC-i.
“Ajo që mund t’ju them është se ne nuk ishim të përfshirë, në asnjë mënyrë. Ne nuk duam të shohim një përshkallëzim, të çfarëdo lloji”, është shprehur Kirby.