21:20 / E Martë, 04 Gusht 2020

Shpërthimi në Beirut: Më shumë se 25 persona të vdekur e mbi 2500 të lënduar

Mediat botërore njoftojnë se shpërthimi që ndodhi pak më herët në Bejrut ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua deri në Qipro.

Teksa kryeqyteti i Libanit ndodhet ende në panik, deri tani rezultojnë 25 viktima, por besohet se numri do të shtohet orët që vijnë.

Ministri i Shëndetësisë i vendit Hamad Hasan i tha gjithashtu stacionit lokal të lajmeve LBC se ka një “numër të madh të lëndimeve” dhe shpërthimi kishte shkaktuar dëme të mëdha.

Ai tha se më shumë se 25 persona kanë vdekur dhe mbi 2500 të tjerë janë lënduar, raporton Sky News, shkruan IndeksOnline.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, por Izraeli ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje edhe pasi tensioned mes dy vendeve janë rritur shumë.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Kombeve të Bashkuara do të vendosë për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.

Libani po kalon krizën më të keqe financiare e ekonomike për dekada me radhë, dhe rrugët janë të mbushura me protestues./IndeksOnline/

Mos i humb