Shpërthimi në rafineri, katër të lënduar…policia po evakuon personelin (Video)
Rreth orës 14:00 policia ka marrë informatën për një shpërthim të ndodhur në një nga rezervuarët e një deponie të derivateve në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës.
“Policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Deri më tani raportohet për katër persona të lënduar”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Duke parë rrethanat në vendin e ngjarjes si dhe mundësinë e përhapjes së rrezikut nga zjarri policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale./Indeksonline/