75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Shpëtimtari” Suarez befason të gjithë me deklaratën pas fitores dramatike

Luis Suarez ishte ylli i Barcelonës në fitoren e djeshme, 3-2 ndaj Rayo Vallecanos.

Suarez, i cili shënoi tre-golësh në ”El Clasico” javën e kaluar, shënoi edhe dy gola dje.

Këtu përfshihet edhe goli i tij i fitores në minutën e 90-të ndaj Vallecanos, për të kaluar i pari në listën e top golashënuesve në La Liga, transmeton IndeksOnline.

”Jam me të vërtetë i lumtur që arrita ta ndihmoja skuadrën me golat e mi”, tha Suarez.

”Ne duhet të jemi vetë-kritik, sepse ne jemi të gjithë të zemëruar dhe është normale që edhe trajneri është i zemëruar”.

”Kjo për shkak se në këto ndeshje ju mund ta humbasni titullin”.

”Por, gjëja më e rëndësishme vshtë që ne e fituam ndeshjen dhe se nuk lëshuam pikë”./IndeksOnline/