11:32 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shpëtohet fëmija i nëntë nga shpella e Tajlandës (Video)

Para pak çastesh është shpëtuar fëmija i nëntë, nga 12 fëmijët dhe trajneri i tyre i futbollit që mbetën të ngujuar në një shpellë në Tajlandën Veriore.

Ditën e djeshme u shpëtuan 8 fëmijë, kurse fëmija tjetër është shpëtuar sot duke quar kështu numrin në nëntë fëmijë të shpëtuar nga ekipet emergjente.

Sipas tyre, në një raportim drejtpërdrejt në “Daily Mail” pritet që gjatës ditës së sotme të shpëtohen edhe tre fëmijët e mbetur dhe po ashtu trajneri i tyre./Indeksonline/