16:38 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Shpëtojnë domainet .org nga shtrenjtimi i çmimeve

Shitja kontroverse e domainit .org, përdorur nga organizata jofitimprurëse dhe fondacione bamirësie në mbarë botën, është bllokuar pas disa muajsh mosmarrëveshje.

Regjistri Publik i Internetit (PIR), i cili administron domainin .org, u shit në Nëntor tek firma private Ethos Capital për një çmim prej 1 miliardë dollarë.

Kritikë paralajmëruan se pronari i ri i domainit .org do ta përdoret për të gjeneruar të ardhurat duke u kushtuar organizatave jo-fitimprurëse miliona dollarë.

Por autoriteti rregullator për mbikëqyrjen e domainit ka refuzuar këtë transferim të propozuar. ICANN është përgjegjës për menaxhimin e domaineve të nivelit të lartë si .org dhe .com.

Autoriteti tha se ky ishte veprimi i duhur për tu bërë.

Vendimi i Shoqërisë së Internetit për të shitur kontrollin e domainit .org tek Ethos Capital nuk u prit mirë nga organizatat jofitimprurëse e as Kongresi Amerikan.

Një grup pionerësh të internetit kanë bashkuar forcat për të bllokuar marrëveshjen dhe për të ofruar një pronar alternativ për domainin. /PCWorld Albanian