14:01 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shpëton Salahu, FA mbyll sytë për simulimin

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka shpëtuar nga një dënim që mund ta mbante jashtë fushave për dy ndeshje.

Sulmuesi egjiptian ka qenë duke u hetuar për stimulim në rastin e penalltisë ku edhe e realizoi në gol, shkruan Indeksonline.

Salah do të ishte përballur me një pezullim automatik me dy ndeshje nëse ai do të ishte shpallur fajtor për mashtrimin e arbitrit.

Por FA kanë vendosur të mos ndërmarrin veprime pas shqyrtimit të pamjeve.

Liverpooli do të ketë dy ndeshje që mund të jenë vendimtare për ecurinë e kampionatit. Reds do të përballen me Arsenalin dhe Manchester Cityn. /IndeksOnline/