13:29 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Shqetësuse: Dikur shkollë, tani “çerdhe” e narkomanëve!

Dikur shërbente për dije, ndërsa sot i ngjanë një objekti mbeturinash, madje edhe vend strehim për narkomanët.

Është ky objekti i Shkollës së Mesme Teknike “Minatori” në Bardh të Madh.

Disa imazhe që po qarkullojnë në rrjetet sociale, mund të shihni se në çfarë gjendje është kjo shkollë që nxori me dhjetëra gjenerata, përcjellë Indeksonline.

Ajo që është më shqetësuese, është fakti se në komente shkruhet se përdoruesit e lëndëve narkotike kanë ndërtuar “çerdhen” e tyre.

Indeksonline gjithashtu sot përmes imazheve ka pasqyruar edhe gjendjen momentale të Shtëpisë së Kulturës në Sllatinë, e cila përveç që është shkatërruar thuhet se po shërben si strehim i narkomanëve./Indeksonline/