75 Mall Live Search
21:33 / E Martë, 28 Prill 2026 / MSH1

Shqipëri: Breshka gjendet e ngordhur në bregdet, dyshohet për goditje nga helikat e anijes

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, duke ngritur shqetësime për sigurinë e faunës detare në zonë.

Sipas informacioneve, breshka është konstatuar nga qytetarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë për praninë e saj në vijën bregdetare.

Nga vëzhgimi paraprak, mësohet se kafsha kishte dëmtime të rënda në pjesën e kokës, shkruan abcnews.

Dyshohet se breshka mund të jetë goditur nga helikat e një mjeti lundrues, çka i ka shkaktuar plagë fatale.

Ky fenomen mbetet një nga kërcënimet kryesore për speciet e mbrojtura detare, veçanërisht në zonat me qarkullim të shtuar të anijeve.